Hiqet vetizolimi shtëpiak, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore

Hiqet vetizolimi shtëpiak, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore

Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare, do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore, respektivisht intervistimeve anamnestike nga personeli shëndetësorë i KPSh/QKMF-së.

Sot është mbajtur takimi mes aktereve nga ministritë e linjës dhe duke marrë rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është marrë vendim që qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare, do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore, respektivisht intervistimeve anamnestike nga personeli shëndetësore i KPSh/QKMF.

Sipas njoftimit, qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë, nuk obligohen për vetizolim përveç në rastet kur profesionistët shëndetësorë në pika kufitare rekomandojnë ndryshe.

Kur qytetarët manifestojnë shenja të sëmundjes Covid-19, udhëzohen për trajtim spitalor, respektivisht vetizolim shtëpiak.

Kujtojmë që nesër në Kosovë, fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit.

Siç u bë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetëisë, më 1 qershor fillon faza III e hapjes graduale.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq, pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës./Indeksonline/

Shpërndaje në: