Hisen Berisha – Kurtit: Po të mbështesim, ti nuk e bëje kur ishe opozitë

Hisen Berisha – Kurtit: Po të mbështesim, ti nuk e bëje kur ishe opozitë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se e mbështesin Qeverinë për reciprocitetin, por Kurti nuk i kishte mbështetur gjatë kohë sa ishin në opozitë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur edhe kriitka për Kurtin.

“Dy vizitat në Uashington, ua kanë bë të kjartë se zotimet e mara atje, duhen zbatuar. Kjo do ta shpëtoj Kosovën”, ka shkruar ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Apel për Kryeministrin e Kosovës.

Kryeministër përdori autorizimet e tua kushtetuese dhe vendos rend në Kosovë se është shtet sovran.

Qeveria e Kosovës sot, ka mbështetjen e plotë të opozitës në vendosjen e rendit, rregullit dhe ligjit ku do në Kosovë, e edhe në veri të Kosovës, ndryshe nga ti kur ishe në opozitë.

Kryeministër vepro me mekanizmat e zbatimit të ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe implementoni vendimet kushtetuese për reciprocitet me Serbin sepse e ke mbështetjen e plotë nga spektri politik i Kosovës dhe mos taktizo (me zëvendësimin e dokumentit zyrtarë të identitetit, me letra formale) për ta mbuluar dështimin në zbatimin e vendimit të mëparshëm për targat ilegale të lëshuara në Serbi, e që përdoren pas legalizimit nga ju për qarkullim në Kosovë siç bëre sot, me rishtyrje të afatit.

Nëse Kryeministër nuk je përgatit me zbatua vendimin duke mos i përgatit kapacitetet policore (autoritetin operacional institucional të të cilave e keni devalvuar me vendime e urdhra operativ jo mire të analizuar e planifikuar), me mjetet dhe logjistiken e nevojshme, dhe nëse me ketë vendim iu krijon kushte kriminelëve serb të barrikadojn rrugët dhe të ndalin lëvizjen e lire, (pikërisht kur mërgimtaret po përballen me pritjet nëpër kufij), atëherë janë më shumë se një vendim i ngutshëm apo mos gatishmëri nga ana e juaj me i zbatua ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Duke parë se deri tani, me politikbërjen tuaj e rrezikuat Kosovën në shumë drejtime, aktualisht janë dy rreziqe që ju dhe qeveria po i krijoni: nën një, ju me mos menaxhimin e mirë, po e falimentoni shtetin në aspektin ekonomik, po e zbrazni Kosovën nga rinia, po i bëni ndërmarrjet të falimentojnë dhe po e shkatërroni ekonominë dhe së dyti, strukturat kriminale në veri, ku sot, me alarmet testuese për mobilizim, pa aprovim të organeve të sigurisë edhe pa administrim nga institucionet legale shtetërore, po tregohet se Kosova po rrezikohet çdo ditë.

Nëse qeveria e Kosovës nuk i implementon vendimet e veta në zbatim të ligjit dhe kushtetutës dhe ju krijon grupeve kriminale mundësi me bllokua rrugët, atëherë kjo qeveri siç është thënë më herët nga ish Kryetari i PDK, “ju do ta ktheni Serbinë në Kosovë apo Kosovën nën Serbi”, do dal e vërtet.

Sot, alarmet testuese për mobilizim, janë tregues se pjesë të territorit janë jashtë administrimit shtetëror të qeverisë sē Kosovës dhe çdo ditë situata po rrëshqet drejtë shqetësimit që paralajmëronte kryetari i PDK.

Dy vizitat në Uashington, ua kanë bë të kjartë se zotimet e mara atje, duhen zbatuar. Kjo do ta shpëtoj Kosovën.

Kryeministër, zbato ligjin, mbroje sovranitetin e vendit e ke mbështetjen tonë të plotë.

 

Shpërndaje në: