Historia e 15-vjeçarit të Arsenalit që debutoi sot në Premierligë, kush ishte para tij i riu i ligës angleze

Historia e 15-vjeçarit të Arsenalit që debutoi sot në Premierligë, kush ishte para tij i riu i ligës angleze

I riu i Arsenali, Ethan Nwaneri, i cili as nuk kishte lindur kur u hap stadiumi i Emirates, doli nga pankina sot për t’u përballur me Brentford.

Ai u bë lojtari më i ri në historinë e Premier League me 15 vjet e 181 ditë kur iu bashkua skuadrës pasi Arsenali kishte lojtarët e lënduar, shkruan Periskopi.

Adoleshenti u promovua në stërvitjen e ekipit të parë këtë javë pasi bëri debutimin e tij për U21 në fillim të shtatorit.

Dhe mesfushori shpejt fitoi një vend në skuadrën e Mikel Artetas me lojtarë si Martin Odegaard dhe Emile Smith-Rowe të padisponueshëm për shkak të lëndimit.

Nwaneri, i cili ka lindur në mars 2007, bëhet lojtari më i ri ndonjëherë që ka bërë një paraqitje në Premier League.

Rekordi më parë mbahej nga adoleshenti i Liverpool-it, Harvey Elliott, i cili ishte 16 vjeç e 30 ditë kur hyri në fushë për Fulhamin.

Shpërndaje në: