Historia e çuditshme e Dong Fangzhuo: “bidoni” për të cilin United mori dëmshpërblim

Periskopi.com Sporti

Në futboll, ka disa blerje që rezultojnë të jenë zhgënjime të mëdha, por në fund rrezikun e biznesit e merr gjithmonë shoqëria që blen futbollistin. Ai që e shet fut në arkë paratë për kartonin dhe nuk duhet të shqetësohet më për asgjë. Nëse ish-lojtari bëhet një yll planetar apo përfundon duke i zhgënjyer të gjithë, nuk është më punë e tij, të paktën në aspektin ekonomik. Prandaj, kushdo që blen një ‘dështak’ nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të qajë për milionat e shpenzuara kot për një lojtar që nuk di çfarë të bëjë me të. Gjithnjë nëse nuk ndodh si për Manchester United.

The Athletic thotë se me Djajtë e Kuq ka ndodhur diçka më shumë unike, se e rrallë, në botën e futbollit. Red Devils blenë një lojtar kaq të dobët… sa që në fund përfunduan duke marrë një rimbursim. Rasti në fjalë është kinezi Dong Fangzhuo, i cili mbërriti në Old Trafford në janar të vitit 2004 për 500 mijë paund, që mund të bëheshin 2.5 milionë me arritjen e objektivave të caktuara. Dy klubet kishin rënë dakord për gjithçka, madje edhe për mundësinë që blerja të ishte një dështim për United. Dhe kështu Dalian Shide pranoi të fuste një klauzolë që i lejonte United të merrte mbrapsht paratë e shpenzuara për futbollistin kinez, me besimin se djaloshi nuk do zhgënjente. Duke marrë parasysh që Dong Fangzhuo kaloi katër vjet nën kontratë me United, dy prej të cilave në huazim në Antëerp, duke luajtur vetëm tre ndeshje, është e sigurt të argumentohet se në fund përvoja nuk shkoi tamam siç prisnin në Manchester.

E kështu, klubi kinez u detyrua t’i kthente 500,000 stërlinat përsëri te dërguesi, sikur United të kishte ruajtur faturën e një blerjeje të padëshiruar. Sidoqoftë, Dong Fangzhuos pak i intereson emërtimi i “bidonit”. Kinezi u tërhoq në 2014 dhe për The Athletic u shpreh: “Nuk ndihem i frustruar. Gjatë viteve kaq shumë lojtarë të talentuar janë larguar nga United. Dhe është një mundësi e rrallë për të qenë pjesë e një klubi të tillë, kështu që jam krenar”. E sigurisht, edhe në Old Trafford e kujtojnë me dashuri. Në fund të fundit, nuk është se ndodh shpesh të të rikthehen paratë e shpenzuara keq në merkato!