Historia e hotel ‘Adriatikut’, rrënojat e së cilit morën jetën e 27-vjeçarit

Historia e hotel ‘Adriatikut’, rrënojat e së cilit morën jetën e 27-vjeçarit

Objekti i hotel ”Adriatiku” në Mitrovicë ishte ndërtuar në vitet e ’70’ta. E atëherë ky hotel ishte njëri nga objektet më luksoze të kohës, dhe atë jo vetëm në Mitrovicë.

Sipas Osman Hasanit që gjatë viteve të ’80’ta, ishte në strukturat udhëheqëse, hoteli kishte përmbi 50 dhoma, salla konferencash, salla dasmash e diskotekë.

E në kohët e veta më të mira, një natë për person kushtonte 50 marka gjermane.

Ndërsa mysafirë kanë qenë kryesisht struktura të larta serbe e shqiptare të asaj kohe.

Hasani kujton se brenda tij punonin rreth 350 punëtorë e që shumica ishin serbë.

Por edhe gjatë kohës së ndërtimit të tij kishte ndodhur një ngjarje tragjike.

Ndërkohë objekti i ish-hotelit ishte privatizuar në mars të vitit 2005 përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit por asnjëherë nuk e kishte kryer funksionin e mëhershëm.

Atë botë e kishte blerë kompania ‘T.F.’ me pronar Masar Kasagiqi, emri i të cilit figuron edhe më tej në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Por Egzon Jashari, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës thotë se pjesën më të madhe të pronësisë të objektit tashmë e mban afaristi lokal, Ismet Osmani, i njohur me nofkën ‘Curri’.

 

Shpërndaje në: