Historia e njeriut që ishte trokë dhe e kaloi kohën kafeneve duke shkruar ‘Squid Game’

Historia e njeriut që ishte trokë dhe e kaloi kohën kafeneve duke shkruar ‘Squid Game’

Të gjithë po flasin për “Squid Game”, serialin kdrama që tregon sesi 456 njerëz, në një situatë të paqëndrueshme ekonomike, konkurrojnë në lojëra vdekjeprurëse për të fituar paratë që mund t’u ndryshojnë jetën. Po kush është mendja pas lojërave mizore në “Squid Game”?

“Squid Game” (Loja kallamar) është krijuar nga Hwang Dong-hyuk, i cili është edhe regjisori. “Squid Game” nuk u krijua tani afër, përkundrazi – puna për të cilin daton një dekadë më parë.

Historia e njeriut që ishte trokë dhe e kaloi kohën kafeneve duke

HWANG DONG-HYUK

Në një intervistë për portalin NME (via Entrepreneur), Hwang tregoi se ai shkroi komplotin origjinal si skenar filmi në vitin 2009, por për shkak të skenarit kompleks, askush nuk donte të ndihmonte në prodhimin e tij. U refuzua disa herë derisa Netflix vendosi të vinte bast për serialin.

Ai u frymëzua nga manga të ndryshme dhe lojëra koreane për fëmijë gjatë viteve ‘70 dhe ‘80.

“Kur fillova, isha në telashe financiare dhe kalova shumë kohë në manhwabang (kafene manga) duke lexuar comics si ‘Battle Royale’ dhe ‘Liar Game’. Unë fillova të pyes veten se si do të ndihesha nëse merrja pjesë në lojëra si kjo. Por e gjeta dinamikën shumë komplekse dhe u përqendrova në përdorimin e lojërave për fëmijë,” tha Hwang për Variety.

Historia e njeriut që ishte trokë dhe e kaloi kohën kafeneve duke

Krijuesi e përfundoi shkrimin e skenarit në vitin 2009, por nuk mundi të gjente producentë, shtëpi prodhimi ose aktorë që donin të mbështesnin projektin e tij. Në atë kohë, sipas Hwang në intervista të ndryshme, njerëzit mendonin se ngjarjet në “Squid Game” ishin shumë të dhunshme, komplekse dhe më e rëndësishmja, pak komerciale dhe nuk ishin të përshtatshme për televizionin korean që tenton të jetë shumë i orientuar drejt familjes.

Historia e njeriut që ishte trokë dhe e kaloi kohën kafeneve duke

Kaluan 10 vjet dhe i bindur për skenarin e tij, Hwang provoi sërish. Këtë herë, më në fund një kompani i dha lirinë për të krijuar: Netflix.

“Është një histori e trishtë. Por arsyeja pse u ktheva te projekti është sepse bota e sotme është bërë një vend ku këto histori të jashtëzakonshme të mbijetesës janë kaq të zakonshme,” tha regjisori për faqen koreane Chosun.

Në lidhje me kritikat, sipas të cilave “Squid Game” ka një skenar mizogjinist dhe mentalitet të vjetëruar, ai u përgjigj se e shkroi historinë si një “alegori ose fabul për shoqërinë moderne kapitaliste”, një qasje disi e ngjashme me filmin fitues të Oscar, “Parasites”.

Historia e njeriut që ishte trokë dhe e kaloi kohën kafeneve duke

Bashkë-drejtori i përgjithshëm i Netflix, Ted Sarandos, tha në një konferencë se “Squid Game” ka “një mundësi të madhe që do të jetë shfaqja jonë më e madhe e të gjitha kohërave”. Me “e madhe” ai i referohet numrit të njerëzve që e kanë parë.

Shpërndaje në: