Historia e Ronaldos me numrin 7 – pse portugezi preferon këtë numër?

Historia e Ronaldos me numrin 7 – pse portugezi preferon këtë numër?

Ditëve të fundit është folur shumë lidhur me numrin që Cristiano Ronaldo do ta mbajë te skuadra e Manchester United.

Kur Ronaldo nënshkruante me Man United, Edinson Cavani ishte ai që kishte këtë numër, por me të u arrit një marrëveshje dhe ai përsëri do ta mbajë 7-ën e tij.

Por, pse Ronaldo mbanë numrin 7 dhe nga kur e mbanë ai këtë numër?

Ronaldo asocion tash e një kohë të gjatë me numrin 7, gjë që i ndihmoi të rris brendin CR7 nëpër botë. Edhe pse ai është numri që njihet me të, 7 nuk ishte gjithmonë numri i tij i preferuar, deri kur erdhi te Man United.

Ai mbante numrin 28 te Sporting Lisbona dhe vetëm kur nënshkroi me ‘Djajtë e Kuq’ në vitin 2004, Sir Alex Ferguson e bindi ta merrte fanellën me atë numër, për të prekur nivele më të larta, pasi emra si David Beckham, Eric Cantona e George Best mbanin atë numër, përcjell Periskopi.

Pra, në ‘Old Trafford’ Ronaldo e donte numrin 28, por Ferguson i foli dhe e bindi që të kalonte te numri 7.

Ronaldo më pas fitonte edhe Topin e Artë si dhe arrinte shumë suksese me Manchester United, para se të kalonte te Real Madrid.

Kur shkoi në ‘Santiago Bernabeu’, Ronaldo mbante numrin 9, deri kur ikona madrilene, Raul e liroi fanellën pasi shkoi te Schalke. Pjesa tjetër e Ronaldo 7 te Real Madrid është histori.

Po ashtu, transferim i Ronaldos te Juventus përcillej me shumë pikëpyetje. Juan Cuadrado asokohe ishte 7-a e Juventusit. Por, kolumbiani pa hezitim i dha fanellën atij, duke thënë madje se ishte nder për të t’i pasonte numrin Ronaldos.

Njësoj ndodhi edhe tek Man United, kur uruguaiani Edi Cavani i dha numrin 7 Ronaldos dhe vet kaloi te numri 21.

Sa i përket karrierës me kombëtare, vijon një rrëfim i ngjashëm. Fillimisht Cristiano luante me fanellën numër 17 te Portugalia. Ai në 2004 kishte shok skuadre legjendarin Figo, i cili mbante 7-ën te Portugalia. Më pas, edhe në kombëtare Ronaldo vendosi të kalonte te numri 7, sapo u lirua.

Ky pra është një historik i shkurtër nga ajo se pse Ronaldo mban numrin 7 në fanellë. CR7 rrjedh nga Alex Ferguson dhe ekskluzivisht nga Manchester United. /Periskopi

Shpërndaje në: