Historike: Del ylli i parë i futbollit që e pranon se është gay

Historike: Del ylli i parë i futbollit që e pranon se është gay

Dhe… ndodhi! Josh Cavallo është futbollisti i parë profesional që del haptas e thotë që është gay, duke u futur në histori.

21 vjeçari shkroi në mediat sociale që ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën më në fund ndihej rehat”.

“Jam futbollist dhe jam gay,” shkroi mesfushori, përcjell Periskopi.

“Krejt çka dua është të luaj futboll dhe të trajtohem barazisht.” – u shpreh më tej z. Cavallo.

Asnjë futbollist i ligave profesionale nuk ka dalë deri tash haptas me orientimin seksual homo. Besohet që numri i tyre të jetë shumë i madh. /Periskopi

Shpërndaje në: