Historike: Dridhet nga brenda Marsi

Historike: Dridhet nga brenda Marsi

Nasa ka detektuar dhe matur atë që shkencëtarët po e quajnë “tërmet në mars”, duke e bërë këtë event historik pasiqë asnjë tërmet nuk është regjistruar asnjëherë jashtë tokës.

Ky lajm historik erdhi pesë muaj pasi roboti InSight, e para anije hapësinore e dizajnuar specifikisht në studimin e brendësisë së thellë të botës së largët, e preku sipërfaqen e Marsit për të filluar një mision dy vjeçar seizmologjik, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Ky tërmet kishte ndodhur më datën 6 prill të këtij viti.

Shkencëtarët ende po ekzaminojnë të dhënat për të nxjerrë përfundimin për shkakun preciz të sinjalit, por dridhja duket se erdhi nga brendësia e planetit, dhe jo nga ndonjë forcë jashtë sipërfaqëses, si era për shembull.

Dridhja ishte aq e dobët sa po të ndodhte në Kaliforninë jugore as që do të vërehej shkaku i dhjetëra lëkundjeve seizmologjike që ndodhin përditë në atë vend.

Sipërfaqja e planetit të kuq është ekstremisht më e qetë në krahasim me tokën, prandaj ky lajm përbën lajm./Periskopi

Shpërndaje në: