Historike: Kosova pranohet në UEFA

Historike: Kosova pranohet në UEFA

Në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest, anëtarët e këtij kongresi të UEFA-s votuan pro pranimit të Kosovës me të drejta të plota, duke bërë që të dështojë beteja e Serbisë për të bllokuar Federatën e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja më e re e institucionit më të lartë futbollistik në Evropë, raporton Koha.net.

Për Kosovën votuan pro 28 shtete, ndërsa 26 votuan kundër, përfshirë Serbinë dhe Rusinë. Kosovës i duheshin vetëm 28 vota për pranim në UEFA.

Që nga 13 janari i vitit 2014, Kosovës i ishin lejuar miqësoret për përfaqësuesen dhe për klubet, por me disa kushtëzime, kurse që nga sot ajo do të trajtohet e barabartë nga UEFA me shtetet e tjera të botës.

Shpërndaje në: