Historike: Real Madridi klubi i parë që shënon një mijë gola

Periskopi.com Sporti

Real Madridi është bërë klubi i parë në histori të futbollit që shënon 1000 gola në garat evropiane.

“Los Blancos” e kanë mposhtur me shumë vështirësi Shakhtarin në Champions League, 2-1 në ndeshjen që u zhvillua Santiago Bernabeu.

Të dy golat për Realin i ka shënuar sulmuesi, Karim Benzema.

I pari që shënoi me të filluar takimi, ishte i 1000-ti për Real Madridin në histori të Champions League.

Kështu, Benzema shkroi emrin në librat e historisë së klubit, derisa Madridi u bë klubi i parë n’histori që kap shifrën e njëmijë golave në garat evropiane.