Historike: VAR anulon golin dhe i jep penallti skuadrës tjetër

Historike: VAR anulon golin dhe i jep penallti skuadrës tjetër

Video Asisstant Referee ka kaluar në një dimension tjetër në ndeshjen mes Spal dhe Fiorentinës. 

Ky moment historik për VAR-in do të kujtohet gjatë, pasi Spal fillimisht kaloi në epërsi, por gjyqtari pas disa minutave u ftua të shikonte në ekranet e teknologjisë më të re në futboll, çka ndryshoi komplet rrjedhjen e ndeshjes.

Gjyqtari më pas vendosi të akordonte penallti për Fiorentinën.

Vendasit kishin kaluar në epërsi 2-1, por më pas ‘Violët’ fituan ndeshjen me rezultat bindës 1-4.

Sidoqoftë, koha e humbur deri në këtë vendim do të nxisë shumë reagime, pasi goli nga Spal u shënua në minutën 73:20, ndërsa gjyqtari nuk u ftua për të shikuar VAR-in deri në minutën 74:55.

Vendimi për t’i mohuar golin Spalit dhe për t’i dhuruar Fiorentinës penalltinë, nuk u mor deri në minutën 76:33.

Më pas, ekipi i Stefano Pilot shënoi edhe dy gola të tjerë për ta përmbyllur ndeshjen me fitore 1-4. /Periskopi/

Shpërndaje në: