Holanda pa telashe ndaj Malit të Zi – katër gola për tri pikët

Holanda pa telashe ndaj Malit të Zi – katër gola për tri pikët

Holanda ka shënuar fitore të thellë në përballje me Malin e Zi.

Kombëtarja e drejtuar nga Louis Van Gaal ka shënuar fitore me rezultatin 4:0, në një ndeshje ku shkëlqeu Memphis Depay, shkruan Periskopi.

Lojtari i Barcelonës zhbllokoi sfidën në minutën e 38’, kur një penallti të fituar vet, e konkretizoi në gol për rezultatin 1:0.

Në minutën e 62’, Depay doli përsëri në skenë, për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për Holandën.

‘Tulipanët’ nuk u ndalën me kaq. Ata gjetën edhe dy gola të tjerë, në minutat 70’ dhe 76’, me Gini Wijnaldum e Cody Gakpo.

Me këtë fitore, Holanda shkon në kuotën e 11 pikëve, për pozitën e dytë në grup. Mali i Zi mbetet me 7 pikë, në pozitën e katërt. /Periskopi/

Shpërndaje në: