“Holly shit”, rrëmben çmimet në festivalin ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë

“Holly shit”, rrëmben çmimet në festivalin ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë

Festivali i vetëm i teatrit në Kosovë “Prishtina International Theater Festival”, me suksese të shumta përmbylli edicionin e tij të dytë, festival ky që për shtatë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet.

Në mbrëmjen finale të ceremonisë solemne të ndarjes së çmimeve, gara për fituesin kryesor dhe shfaqjen më të mirë nga të tri juritë u cilësua si shumë e ngushtë, kjo sepse sipas tyre shfaqjet pjesëmarrëse në festivalin PITF2018 ishin mjaft të forta.

Drejtori i festivalit PITF 2018, Ilir Tafa dhe drejtoresha artistike, Burbuqe Berisha, edicionin e sivjetmë e cilësuan mjaft konkurrues.

Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej shtatë shfaqja nga vendi, rajoni dhe bota, shfaqje këto të gjitha në programin garues. Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2018, çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor e gëzuan aktorët e shfaqjes nga Kosova “Holly Shit”, Ylber Bardhi dhe Adrian Morina. Gjatë natës së mbrëmshme PITF 2018, ndau edhe trofe të tjerë fitues të shfaqjeve pjesëmarrëse.

Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2018):

· Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Holly Shit” – Kosova
· Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Holly Shit” – Kosova
· Çmimi “Best Supporting Actor” – Drita Kaba Karaga, “Gratë” – Maqedonia
· Çmimi “Best Director” – Ana Bateva, “Pula” – Bullgaria
· Çmimi “Best Play” – “Pula” – Bullgaria
· Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” – Adrian Morina, Ylber Bardhi, “Holly Shit” – Kosova

Shpërndaje në: