“Home” nga More Raça në Paris dhe Stamboll

“Home” nga More Raça në Paris dhe Stamboll

Pranimi në festivalin‘Boğaziçi Film Festivali’ në Stamboll dhe në‘Chéries-Chéris Film Festival’ në Paris është një fillim shumë i fuqishëm i filmit, shkruan KultPlus.

Jeta Zymberi

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Home’ i regjisores More Raça, premiera botërore e të cilit u dha në edicionin e 24-të festivalit të madh ‘Raindance Film Festival’, po vazhdon të korr suksese të një pas njëshme. ‘Home’, së fundmi është pranuar në dy festivale, por faktikisht tashmë filmi gjendet në tri festivale njëkohësisht. Pranimi në festivalin‘Boğaziçi Film Festivali’ në Stamboll dhe në‘Chéries-Chéris Film Festival’ në Paris është një fillim shumë i fuqishëm i filmit, shkruan KultPlus.

“Filmi ka pasur premierë në fund të muajit tetor dhe pa u bërë as një muaj e pak ditë, këto festivale janë një sukses i madh. Madje duhet t’i përmendim edhe kritikat pozitive të cilat janë publikuar në shumë portale dhe gazeta të filmit në botë”, ka thënëfillimisht producenti i filmit, SunajRaça për KultPlus.

Filmi ‘Home’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça tashmë është pranuar në konkurrencën zyrtare në festivalin kualifikues për çmim Oscar ‘St. Louis Film Festival’, i cili po mbahet këto ditë. Festivali ‘St. Louis Film Festival’, është një nga festivalet më prestigjioze, i cili fituesit të festivalit i mundëson të kualifikohet për nominim në Oscar. Në këtë festival konkurrojnë mbi 6000 filma për çdo vit, por vetëm dhjetë prej tyre pranohen, dhe pranimi i filmit ‘Home’ në këtë garë është një sukses i madh. Festivali ka dy ditë që ka filluar ndërsa do të përmbyllet më datë 12 nëntor, atëherë kur edhe do të shpallet fituesi.
“Sukses i madh është vet pranimi në këtë konkurrencë kaq të madhe por sigurisht që jemi optimist në fitore dhe nëse ndodh është aq më mirë”, ka thënë SunajRaça.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në këtë film luajnë: XhejlaneTërbunja, SunajRaça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, MirsadFerati, DonRaça, Gani Morina. ‘Home’, është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com

Shpërndaje në: