Horrori i Aro Muricit i kushton Kosovës në pjesën e parë, Vedat Muriqi diferenca te ‘Dardanët’

Horrori i Aro Muricit i kushton Kosovës në pjesën e parë, Vedat Muriqi diferenca te ‘Dardanët’

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit që po luhet në “Fadil Vokrri”.

Rezultati është i barabartë pas 45 minutave të para 1-1.

Dardanët e nisën më mirë ndeshjen duke u munduar që të gjenin golin e epërsisë.

Megjithatë, ishtin gjeorgjinët që kaluan në epërsi në min e 11′ përmes Tornike Okriashvili.

Portieri Aro Muric bëri një gabim amatoresk duke e lëshuar topin nga dora e Okriashvili e shfrytëzoi këtë për ti dhënë avantazhin ekipit të tij.

Kosova vazhdoi me disa sulme, dhe e patën posedimin e topit.

Në fund të pjesës së parë njëri nga futbollistët gjeorgjianë luajti me dorë në 16-metërshit dhe referi polak akordoi në pikën e bardhë.

Ishte Vedat Muriqi më pas që u tregua i saktë për të barazuar rezultatin më min e 45′ 1-1.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë pjesa e dytë e takimit.

Shpërndaje në: