Horrori i Varanes i kushton me eleminim Real Madridit, Man City në çerekfinale me plot meritë

Horrori i Varanes i kushton me eleminim Real Madridit, Man City në çerekfinale me plot meritë

Manchester City e ka eleminuar Real Madridin nga Champions League, duke e mposhtur 2-1 në “Etihad” dhe 4-2 me rezultat të përgjithshëm.

Ishte një natë për t’u harruar për “Los Blancos”, sidomos për Raphael Varanen i cili ishte fajtor për të dy golat e kundërshtarëve.

Fillimisht ai u hutua në mbrojtje duke hezituar të largonte topin nga zona e rrezikshme, duke lejuar që t’i rrëmbehet pronësia, që rezultoi me golin e epërsisë së Cityt nga Raheem Sterling në minutën e nëntë.

Reali pastaj u rikthye në lojë në minutën e 28-të, kur Rodrygo asistoi për mrekulli nga krahu i djathtë në zonë për Karim Benzeman, i cili qëlloi cakun me kokë për 1-1.

Kur pritej një tjetër gol nga Reali për ta bërë ndeshjen edhe më interesante, Varane u shfaq përsëri në skenë me një gabim trashanik, teksa u mundua ta kthente topin te portieri por pasimi i tij ishte i shkurtër, me Gabriel Jesusin që e zuri për ta paraboluar Thibaut Courtois dhe për t’ia dhuruar epërsinë prej 2-1 Cityt.

Gola të tjerë më nuk pati, teksa Pep Guardiola vazhdon rrugëtimit drejt trofeut të shumë kërkuar me Man Cityn. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: