Horroriale: Breshka gjigante që mendohej se ishte vegjetariane filmohet duke e ngrënë zogun (Video)

Horroriale: Breshka gjigante që mendohej se ishte vegjetariane filmohet duke e ngrënë zogun (Video)

Një breshkë gjigante nga Sejshellet, një specie që mendohej të ishte vetëm barngrënëse, është filmuar duke e ndjekur dhe ngrënë një zog të vogël në një sulm “tmerrues dhe të mrekullueshëm”.

Hulumtuesit kanë deklaruar që ky ishte shembulli i parë i dokumentuar i një gjahu të qëllimshëm nga kjo specie.

Videoja e bërë në korrikun e vitit 2020 tregoi breshkën gjigante femër që ngadalë po ndjekte zogun.

Ishulli privat i Fregate menaxhohet për ekoturizëm dhe është shtëpia e rreth 3 mijë breshkave gjigante, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Edhe breshka të tjera në zonë janë parë duke bërë sulme të ngjashme por asnjë specie breshke nuk është parë duke ndjekur gjahun në mënyrë aktive në xhungëll.

Breshka gjigante e Sejshelleve është anëtare e specieve Aldabrachelys gigantea, e të cilat mendoheshin se nuk hanin mish. /Periskopi

Shpërndaje në: