Hoti flet për marrëveshjen me Listën Serbe

Hoti flet për marrëveshjen me Listën Serbe

I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar sonte emrat e kandidatëve për ministra nga radhët e LDK’së.

Hoti ka folur edhe për marrëveshjen me Listën Serbe.

“Çështja e marrëveshjes me Listën Serbe është një marrëveshje mbi bazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, në bazë të praktikave që gjithmonë janë lidhur marrëveshje me Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve tjera jo shumicë”, tha Hoti.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje në mes të dy partive do të publikohet.

“Marrëveshjen do ta bëjmë publike. Unë e marrë për obligim që ta bëjmë publike shpejt atë marrëveshje”, tha Hoti.

Seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë Hoti është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.

Shpërndaje në: