Hoti godet Gërvallën: Vendin e diplomatëve me përvojë e kanë zënë praktikantët që ende po i mësojnë termat

Hoti godet Gërvallën: Vendin e diplomatëve me përvojë e kanë zënë praktikantët që ende po i mësojnë termat

Avdullah Hoti nga LDK ka kritikuar diplomacinë aktuale të Kosovës, duke thënë se janë praktikantë e me plot skandale, transmeton Periskopi.

‘’Nuk kishte asnjë njohje e anëtarësim për 1 vit, por kishte mjaft gabime të bartësve të institucioneve dhe këto gabime ndoshta do të ishin të kuptueshme para 14 viteve, kur filloi ndërtimi i diplomacisë së Kosovës, por jo sot kur ka mjaft diplomat me përvojë e të arsimuar në qendrat më të mira, por problemi është dhe këto gabime po vijnë sepse këta diplomatë janë shtylla ose janë anashkalu ose po shkarkohen në vazhdimësi dhe duhet të them, me gjithë respektin për diplomatët, vendin e tyre e kanë zënë praktikantët që janë duke i mësu termat tash në diplomaci’’, tha ai në Kuvend.

‘’ Nuk po flas për gabimet elementare teknike të Gërvallës, por tregojnë nivelin e diplomacisë së Kosovës. Edhe gabimet tjera të Besnik bislimit e të tjerëve.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: