Hoti – Hekuran Muratit: Mungesa e rezultateve të kanë bërë më agresiv. S’ke qenë kështu

Hoti – Hekuran Muratit: Mungesa e rezultateve të kanë bërë më agresiv. S’ke qenë kështu

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti iu është drejtuar sot në Kuvend ministrit Hekuran Murati për kredi për çështje sociale, duke i thënë se është bërë shumë agresiv, transmeton Periskopi.

‘’Hera e parë që një ministër i Kosovës ia sjell Kuvendit marrjen e një kredie për mjete sociale. Kam përshtypjen që mungesave e rezultateve të kanë bërë shumë agresiv. Nuk ke qenë kështu. Ke qenë bashkëpunor i imi. Pranojë faktin, mos me këtë gjuhë të komunikimit.’’, tha Hoti.

Menjëherë ia ktheu Murati, duke i thënë se e ka gabim për kredinë.

‘’Kur thoni që s’ka pasë asnjëherë më duhet të them që është e pavërtetë. Më 2020 është sjellur një marrëveshje e tillë nën qeverinë tuaj.’Ka pasë dhe ne e kemi votu’’./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: