Hoti i gëzuar që Escobari u emërua emisar special i Amerikës: Kosova të jetë gati për dialog

Hoti i gëzuar që Escobari u emërua emisar special i Amerikës: Kosova të jetë gati për dialog

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur kënaqësinë e tij për emërimin e z. Gabriel Escobar si emisar special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor. 

Hoti e sheh emërimin e Escobarit si tregim të “përkushtimit të administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi”, përcjell Periskopi.

Anëtari i LDK-së gjatë kohës sa ishte kryeministër kishte pasur marrëdhënie të mira edhe me administratën e kaluar amerikane.

Statusi i plotë: 

I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Shpërndaje në: