Hoti, Krasniqit: Pse keni shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete?

Hoti, Krasniqit: Pse keni shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar sot lidhur me ndërtimin e shtëpive për komunitetet, gjersa ka pyetur ministrin Elbert Krasniqi përse janë shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq.

Postimi i Hotit:

Ministri i Pushtetit Lokal duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milion euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare.

Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëse, dy-tri dhomëshe?!

Sa për grantet e pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.

Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq.

Bajrami ia përplas faktet ministrit Elbert Krasniqi: Fokusohu më shumë në punë e më pak në baltosjën e çdo pune të mirë që kanë bërë qeveritë e kaluara

Shpërndaje në: