Hoti: Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë

Hoti: Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e qeverisjes.

Hoti ka akuzuar Kurtin për krijimin e krizave të njëpasnjëshme në Kosovë, nga ajo në arsim e deri tek dialogu.

“Qeveria nuk e ka idenë se si të përballohet inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Nuk ka konsultime me komunitetin e biznesit. Investimet e jashtme më të ulëta se në vitin 2019. Shpenzimet kapitale të qeverisë në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë me vetëm 9 për qind. Papunësia mbetet aty ku ka qenë më 2019. Bilanci bankar i qeverisë arrin në 600 milionë euro, me kosto të mëdha oportune për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: