Hoti kundër shpërbërjes së Gjykatës Speciale dhe protestës së OVL të UÇK-së

Hoti kundër shpërbërjes së Gjykatës Speciale dhe protestës së OVL të UÇK-së

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti nga Tirana potencoi se do të shkoj në çdo takim që ftohet nga ndërkombëtarët për ta përfaqësuar Kosovën në dialog me Serbinë.

Kurse i pyetur për protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për shpërbërjen e Gjykatës Speciale, Hoti tha se është e drejtë e tyre por që nuk e përkrah një gjë të tillë.

“Dialogu nuk ka alternativë. Sa herë që ftohem në Washington e Bruksel do të shkoj për të përfaqësuar Kosovën”.

“E drejta për protestë është elementare dhe e drejtë e tyre. Ne nuk e përkrahim shpërbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale”, tha kryeministri Hoti.

 

Shpërndaje në: