Hoti në Facebook: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

Hoti në Facebook: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në ditën e parë të punës si shef ekzekutivi, bashkë me ministrat kanë bërë vizitë te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te familja e Jasharajve në Prekaz.

Në postimin e parë në këtë rrjet social pas zgjedhjes kryeministër, Hoti ka shkruar se janë të vendosur që të jetësojnë amanetin e prijësve tanë dhe të atyre që dhanë jetën, që Kosova të bëhet shtet.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet”, ka shkruar ai.

Avdullah Hoti dje ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës

 

Shpërndaje në: