Hoti njofton: Sot janë ekzekutuar pagesat për mbi 53 mijë përfitues

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Avdullah Hoti njofton se sot janë ekzekutuar pjesa e dytë e listës për mbi 53 mijë përfitues, me shumë totale 9.5 milionë euro.

Ai shkruan:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,5 mil €.

Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Ju falënderojmë për durimin!

Shpërndaje në: