Hoti: Nuk dakordohemi në LDK çka t’i teket Albin Kurtit, ai le të kujdeset për shtëpinë e vet

Hoti: Nuk dakordohemi në LDK çka t’i teket Albin Kurtit, ai le të kujdeset për shtëpinë e vet

Avdullah Hoti i LDK’së sonte në Click ka thënë se Albin Kurti nuk mund t’ju kallzojë atyre se si të dakordohen brenda Këshillit të Përgjithshëm, transmeton Periskopi.

‘’Ne jemi LDK, ai le të kujdeset për shtëpinë e vetë. Ne nuk dakordohemi në Këshillin e Përgjithshëm  cka t’i teket Albin Kurtit e dikujt tjetër’’, ka thënë Hoti.

‘’Brenda atyre parimeve është dakordu kryetari i LDK për të negociu me VV’në. Kryetari i LDK  e ka autoritetin e plotë për të arritur marrëveshjen me Vetëvendosjen.  Por varet nga ta. Nuk është që mund të lëvizim pa ata’

Hoti thotë se është brengosëse qysh deri tash VV nuk u pajtua me LDK’në.

‘’Brengosëse pse VV’së i duhet i gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet gjatë krejt kësaj periudhe kur ka një partner kaq serioz dhe me përvojë.

”LDK kurrë nuk ju ka ik përgjegjësive dhe i ka bajt mbi supe kritikat prej më të shumtave’’./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: