Hoti: Partneriteti ynë me ShBA-në është jetik dhe nuk ka rrugë të mesit
Pas zërave se raportet në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës janë duke u lëkundur, për shkak të pozicionit që po mban Albin Kurti karshi taksës, zëvëndëskryeministri i Kosovës Avduallah Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se partneriteti i vendit tonë me ShBA-në është jetik.
“Partneriteti i vendit tone me SHBA është jetik dhe nuk ka alternative. Nuk ka rruge te mesit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Avdullah Hoyti gjiashtu ka uruar edhe ambasadorin Richard Grenell për emërimin Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare nga Donald Trump./Periskopi/