Hoti pas takimit me Metën: Mora mbështetjen për proceset politike që po kalon Kosova

Hoti pas takimit me Metën: Mora mbështetjen për proceset politike që po kalon Kosova

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nga takimi që ka pasur sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë mbështetje për vendin.

“Jam shumë i lumtur për mbështetjen që morra nga Z. Meta për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova”, është shprehur Hoti përmes Facebook.

“Me Shqipërinë kemi lidhje të veçanta vëllazërore, prandaj edhe qëllimet tona politike afatgjatë janë ngushtë të lidhura. Diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon”.

Hoti ka njoftuar se Meta do të qëndrojë kësaj vere në Prishtinë për vizitë.
“E falënderoj z. Meta për gatishmërinë e tij që të vijë në Kosovë gjatë kësaj vere për tu bërë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona për promovimin e turizmit në Kosovë, sidomos të bukurive tona natyrore”.

Shpërndaje në: