Hoti: Për sulmet ndaj myslimanëve ‘hon e don’ jeni solidarizuar, hiç tak as një zë për vrasjen e 380 katolikëve

Hoti: Për sulmet ndaj myslimanëve ‘hon e don’ jeni solidarizuar, hiç tak as një zë për vrasjen e 380 katolikëve

Erleta Hoti, vajza e veprimtarit Ukshin Hoti ka bërë krahasimin e dy sulmeve që ndodhën së fundmi në botë. Njëri ishte ndaj myslimanëve në Zelandë të Re, e tjetri ndaj katolikëve në Shri Lankë.

Hoti thotë se shqiptarët u solidarizuan me të madhe kur u vranë 50 myslimanë në xhami, por nuk bënë zë për masakrën ndaj 380 katolikëve para dy ditësh.

Ajo fton qytetarët që të mos shesin mend.

Ja postimi i plotë:

Kur ndodhi tragjedia e vrasjeve së 50 muslimanëve n’Zelandë të Re, “hon e don” t’gjithë shqiptarët n’komë duke u solidarizu me ta. E kur ndodhi tragjedia e vrasjes së më shumë se 380 katolikëve në Shri Lankë, kujt zani s’ju ndi, hiç tak.
E ende shesim solidaritet, drejtësi e kotësira të tilla.
Me rëndësi mos me “shitë” mend kur as për vete s’ki dhe shneta gjithsesi e sidomos ajo në kry!
Ju përshnes’ duke i uruar me vonesë Pashkët për miqt e krishterë dhe për ata musliman axherim të lehtë!

Për t’mira, deri pas një kohe më të gjatë../PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: