Hoti takohet me ambasadoren kroate, flasin për bashkëpunim
Hoti duke shprehur gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e vlerësoi lartë ndihmën e shtetit të Kroacisë për Kosovën.
Hoti gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanović, për masat që ka marrë deri më tani Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe për politikat e reja fiskale që pritet të ndryshohen gjatë vitit 2017.
Ambasadorja kroate shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit kroat për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit, sidomos në aspektin tregtar.



