Hoti turpëron Qeverinë me fakte: Qysh po krenoheni kur buxheti po rritet shkaku i çmimeve të shtrenjta, në kurriz të popullit

Hoti turpëron Qeverinë me fakte: Qysh po krenoheni kur buxheti po rritet shkaku i çmimeve të shtrenjta, në kurriz të popullit

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike, ka publikuar disa të dhëna interesante, ku nxjerr konstatimin se Qeveria po krenohet për rritje të të hyrave në buxhet, në kurriz të qytetarëve.

Kjo sipas tij, po ndodhë pasiqë me rritjen e çmimit të naftës dhe mallrave të tjera (natyrisht) se është shtuar buxheti, por Hoti e sqaron më mirë kështu:

ÇMIMI NAFTËS DHE NGARKESA TATIMORE PËR QYTETARIN

1.Kur çmimi i naftës në treg ishte 1 Euro, Qeveria mblidhte 14 centë TVSH për litër të naftës, siç shihet në tabelë në kolonën (e). Tani kur çmimi naftës sillet rreth 1.85 Euro, Qeveria mbledh 27 centë TVSH për litër, që është gati dyfish më shumë ngarkesë me TVSH për qytetarin. Rrjedhimisht, Qeveria do të mund të përgjysmonte TVSH-në në naftë dhe prapë të mblidhte njësoj të hyra buxhetore.

Pse nuk është bërë kjo deri më sot? Si mund të krenohet Qeveria për rritje të të hyrave kur kjo rritje vjen nga rritja e çmimit në kurriz të qytetarit?!

2.

Ja një anomali tjetër e krijuar nga Qeveria. Vendimi i Qeverisë, i datës 01.03.2022, i cili ka përcaktuar marzhat tregtare (dhe rrjedhimisht çmimet shitëse maksimale) prej 4% për shitje me shumicë dhe 6% për shitje me pakicë, e ka rritur më tutje çmimin e tregut të naftës.

Shihni kolonat (h) dhe (i) në tabelë. Le të supozojmë se marzhat tregtare kanë qenë edhe më herë 4% me shumicë dhe 6% me pakicë. Kur çmimi i naftës ishte 1 Euro, shitësit me pakicë kishin marzhë tregtare prej 4 centë dhe shitësit me shumicë 6 centë. Tani me rritjen e çmimit në rreth 1.85 Euro, këto marzha janë 7 centë për shitje me shumicë dhe 10 centë për shitje me pakicë. Është e qartë se vendimi i Qeverisë gati i ka dyfishuar marzhat tregtare në terma të vlerës në Euro për litër të naftës.

Cili ka qenë ndikimi i vendimit të Qeverisë?!! A ka qenë qëllimi të rritet marzha në terma absolut dhe, rrjedhimisht, të rriten fitimet për tregtarët, apo ruajtja e interesit të konsumatorit?

3.

Si mund të krenohet Qeveria me rritje të të hyrave buxhetore kur shihet qartë se kjo rritje ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe mallrave të tjera?!

Si ka mundësi që për 5 muaj rritje të çmimeve nuk ndërmerret asnjë masë që do të ulte barrën për qytetarë?!

LDK-ja ka dorëzuar prapë propozimet në Kuvend për masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria për të zbutur barrën për qytetarë nga rritja e çmimeve, në veçanti për naftë, i cili pastaj ndikon në çmimet e të gjitha mallrave të tjera përmes rritjes së kostove të prodhimit dhe transportit.

 

Shpërndaje në: