Hoti vendos kurora lule te shtatorja e Ukë Bytyçit

Periskopi.com Lajme

Në përvjetorin e 18 të vrasjes së Ukë Bytyçit, kryeministri Avdullah Hoti vendosi kurora me lule te shtatorja e tij në Suharekë. Shefi i ekzekutivit duke folur për veprën e Ukë Bytyçit për Kosovën tha se ngjarjet që kanë ndodhur 18 vite më parë kanë qenë goditje e rëndë për demokracinë.

Sipas tij respekti që është ndaj Ukë Bytyçit tregon sa njeri i madh ishte ai.

“Me bashkëluftëtarët e Ukë Bytyçit të bëjmë nderimet e zakonshme në përvjetorin e tij për të treguar respektin tonë të institucioneve dhe gjithë vendit për Ukë Bytyçit për të bëmat e tij në luftë dhe paqe. Ngjarjet që kanë ndodhur atëherë vërtetë kanë qenë goditje e rëndë për votën e lirë, për demokracinë për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij. Fakti që gjatë këtyre viteve çdo qytetarë i Suharekës dhe qytetarë Kosovës dhe bartësit të institucioneve tregojnë respektin ndaj ti tregon sa njeri i madh ka qenë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se Ukë Bytyçi ka qenë një njëri që e ka dashur pavarësinë dhe lirinë e vendit.

“Sot është përvjetori i 18 i ish bashkëluftëtarit, shokut dhe ish kryetarit të komunës së Suharekës. Një njeri që e deshi pavarësinë, e deshi lirinë dhe për to sakrifikojë vetën”, tha ai.

Me qëndrimin e tij në komunën e Suharekës, kryeministri Hoti zhvilloi një takim edhe me kryetarin Bali Muharremaj ku diskutuan për menaxhimin me pandeminë.

Përkundër insistimit të KosovaPress, kreu i qeverisë nuk u deklarua për çështje tjera politike.

Shpërndaje në: