Hoti: ZRRE-ja të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët

Hoti: ZRRE-ja të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës së Apelit për anulimin e tarifave të rritura të energjisë elektrike.

Hoti, përmes një postimi në Facebook tha se tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si duhet të kompensohen qytetarët.

‘’ Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët’’, shkroi Hoti.

Ai tutje tha se sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinte kjo situatë.

Postimi i plotë:

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores – anulohen tarifat e rritura të energjisë elektrike.

Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët.

Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike.

Shpërndaje në: