Hovenier: I kemi kërkuar Kurtit e Osmanit që vendimi të shtyhet për 30 ditë

Hovenier: I kemi kërkuar Kurtit e Osmanit që vendimi të shtyhet për 30 ditë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit urgjent që pati me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti është deklaruar për media.

Hovenier ka bërë të ditur se ka kërkuar nga krerët e shtetit të shtyejnë për 30 ditë vendimin e marrë së fundi për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë.

“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet”, tha ai.

Së fundi, edhe KFOR’i ka dalë me një deklaratë në lidhje me situatën e fundit të krijuar në Veri, duke thënë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti atje.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se masat e reciprocitetit do të hynë në fuqi nga 1 gushti.

 

 

Shpërndaje në: