Hovenier nga Veriu: E dimë ku është kufiri, jemi të zotuar për integritetin territorial të Kosovës

Hovenier nga Veriu:  E dimë ku është kufiri, jemi të zotuar për integritetin territorial të Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, derisa ka thënë se e di mirë se ku janë kufijtë e saj.

“Ne e dimë ku është kufiri dhe kufiri është në veri të vendit, ku jam tani dhe tani jam në Mitrovicë”, ka thënë Hovenier derisa po jepte intervistë për portalin në gjuhën serbe “KoSSev”.

Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja ka qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta.

Hovenier ka thënë se në takimet që ka pasë me udhëheqësit e serbëve të Kosovës ia ka bërë me dije se qëndrimi i SHBA-së është po ai që e ka ndërmarrë në vitin 2008.

“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe SHBA është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial”.

Shpërndaje në: