Hoxha i VV-së i porosit shqiptarët maqedonas të mendojnë për “integritetin territorial” të Shqipërisë së Madhe

Hoxha i VV-së i porosit shqiptarët maqedonas të mendojnë për “integritetin territorial” të Shqipërisë së Madhe

Në një status mjaft qesharak, anëtari i Vetëvendosjes Elvis Hoxha, iu ka dhënë porosi qytetarëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që të heqin nga skena politike Ali Ahmetin por edhe që të “mendojnë për integritetin territorial dhe atë numerik të kombit”. 

Nuk dihet nëse z.Hoxha e ka të qartë se shqiptarët në Maqedoni të Veriut, në fakt, jetojnë në Maqedoni të Veriut. Dhe po ashtu, se “Shqipëria e Madhe”, një koncept etnik e ksenofob si “Serbia e Madhe” nuk është aktualisht realitet.

Sidoqoftë, ai ka porositur shqiptarët nga Maqedonia e Veriut që të mendojnë për “integritetin territorial dhe atë numerik të kombit.”

Po ashtu, filozofi i Vetëvendosjes nga Shqipëria, ka porositur maqedonoveriorët shqiptarë që ta lehtësojnë “kërcënimin ndaj kombit” përmes eliminimit politik të Ali Ahmetit të BDI-së nga skena politike, përcjell Periskopi.

Ai nuk ka treguar se kush e ka kërcënuar kombin maqedonoverior, apo atë shqiptar. Ndërkohë, statusi është bërë në referencë me zgjedhjet që pritet të mbahen të dielen në Maqedoni të Veriut, ku platforma e Ali Ahmetit po garon me slloganin “Për kryeministër shqiptar”.

Statusi i plotë: 

Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut një hap është i domosdoshëm: ta lehtësojnë kërcënimin ndaj kombit duke hequr nga skena Ali Ahmetin.
Secili shqiptar, në çdo shtet ku ndodhet duhet të mendojë për integritetin territorial dhe atë numerik të kombit. Po e mendoi në këtë formë, ai e kupton lehtë se si sigurohet e ardhmja e shqiptarëve.

Shpërndaje në: