Hoxha i VV-së nga Shqipëria i qepon Ramushit e i qepon Sami Lushtakut për ta mbrojtur Arben Vitinë

Hoxha i VV-së nga Shqipëria i qepon Ramushit e i qepon Sami Lushtakut për ta mbrojtur Arben Vitinë

Elvis Hoxha nga VV në Shqipëri ka bërë një status mjaft të rëndë ndaj oponentëve politikë të partisë së tij në Kosovë.

Ai ka sulmuar Ramush Haradinajn por edhe Sami Lushtakun, duke deklaruar se ky i fundit bënte “dasma me elektorat”.

Më tej, z. Hoxha ka akuzuar pushtetet e mëhershme për gjendjen e sistemit shëndetësor, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se Arben Vitia është po i njëjti, pasi ky i fundit ka humbur shumë përkrahjen në popull pas numrave tmerrues të pandemisë.

Statusi i plotë:

Arben Vitia është i njëjti, dhe e njëjta është opozita, të njëjtat janë mediat mercenare në Kosovë. Shokët e Sami Lushtakut i bëjnë vërejtje qeverisë ndërsa Sami Lushtaku bën dasma me elektorat.

Ramush Haradinaj që thërriste për t’u hapur dasmat, thërret sot kundër qeverisë sepse nuk mori masa. Është i njëjti që bënte hajgare me Çakorrin, por me të ardhur në qeveri e la Çakorrin.

Opozita është e njëjta. Është ajo që nxirrte përmes Zemajt kontratat në diskutim me Pfizerin, vetëm që të dëmtonte ardhjen e vaksinave në Kosovë. Nuk sollën asnjë vaksinë dhe asnjë ndryshim në aparatin shëndetësor.

Ndaj sistemi shendetësor është po ai që la kjo opozitë kur ishte në pushtet në dy dekada. Edhe numri i mjekëve profesionistë është i njëjti. Janë mjekët që mbetën pas nisjes së kolegëve të tyre me turma në Gjermani. A e dini numrin e specialistëve shëndetësorë në Kosovë?

Vetëm variantet e Covidit ndryshojnë. Ndaj vaksinohuni, meqë keni fatin në Kosovë të zgjidhni mes astrazenekës dhe pfizerit. Pas variantit delta mund të dalin të tjerë. Dhe nuk do të ketë më justifikim për ata që nuk kanë marrë vaksinën.

Shpërndaje në: