Hoxha i VV-së shpall fitoren në Zgjedhje Lokale: “Tjetër fitore kundër aparatit Pronto-Grenell”

Hoxha i VV-së shpall fitoren në Zgjedhje Lokale: “Tjetër fitore kundër aparatit Pronto-Grenell”

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka shpallur fitoren në Zgjedhjet Lokale përkundër që partia e tij fitoi vetëm katër nga 38 komunat e Kosovës.

Me gjuhë fyese, Hoxha si zyrtar i lartë i Vetëvendosjes duket se e sheh si fitore që Vetëvendosje mori 17 komuna më pak se opozita kosovare.

“Edhe një herë tjetër fitore kundër të gjithë aparatit Pronto-Grenell oligark e mediatik,” – ka shkruar Hoxha, përcjell Periskopi.

Opozita kosovare – PDK (9), LDK (7) dhe AAK (5) – ka arritur që të fitojë së bashku 21 komuna, ndërsa Vetëvendosje vetëm katër.

Po sipas Elvis Hoxhës, në Podujevë dhe në Gjilan, LDK-ja u thye sepse “e kuptuan mirë se LDK-ja punon për projektet e Grenellit”.

Shpërndaje në: