Hoxha i VV-së sulmon Behgjet Pacollin për Kazakistanin

Hoxha i VV-së sulmon Behgjet Pacollin për Kazakistanin

Filozofi i famshëm i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka sulmuar Behgjet Pacollin pas disa deklaratave që mendohet t’i ketë dhënë ky i fundit pas ngjarjeve të rënda në Kazakistan.

“Fakti që ka diktaturë në Kazakistan, që vendi është i pasur por pushteti nuk lëviz kurrë, nuk përbën problem per Pacollin.” – është shprehur z. Hoxha.

Kujtojmë që tash e disa ditë në Kazakistan ka protesta të përgjakshme për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, përcjell Periskopi.

Punëtorët e z. Pacolli mësohet të jenë shëndosh e mirë për momentin. Të paktën, kështu ka njoftuar edhe kompania Mabetex.

Statusi i plotë:

Kur gazetari e pyet Begjet Pacollin për trazirat në Kazakistan, ky thotë se ato janë sjellë nga jashtë. Fakti që ka diktaturë në Kazakistan, që gendi është i pasur por pushteti nuk lëviz kurrë, nuk përbën problem per Pacollin. Ose, përndryshe, me ndërhyrje nga jashtë Pacolli kupton forcat ruse që po i vijnë regjimit në ndihmë për të vrarë e shtypur protestuesit.

Shpërndaje në: