Hoxha: Martin Berisha ka katër pasaporta dhe kjo e bën të dyshimtë

Hoxha: Martin Berisha ka katër pasaporta dhe kjo e bën të dyshimtë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili u përfshi në skandalin me energji elektrike do të duhej të jepte dorëheqje.

“Edhe mos te kishte qenë skandali i lidhur me energjinë, në kuptimin e diplomacisë kosovare, në kuptimin e marrëdhënieve tona me shtetet ku kemi njohje, dhe prezencën tonë mendoj se kjo e dëmton imazhin e Kosovës”.

“Në këtë pikë nëse për asgjë tjetër ambasadori në kuptimin etik, personal ishte dashur të dorëhiqet deri sa rasti të sqarohet, të paktën kjo ishte dashur të bëhet në kuptimin moral”, tha Hoxha në Prime Time.

Hoxha po ashtu tha se Berishaj ka katër pasaporta, dhe kjo po ashtu e bën atë të dyshimtë.

Shpërndaje në: