Hoxha: Nuhi Uka që dëmtoi Kosovën 60 milionë euro u la i lirë, Astriti në burg

Hoxha: Nuhi Uka që dëmtoi Kosovën 60 milionë euro u la i lirë, Astriti në burg

Hoxha shkruan se shteti e kishte shpallur të pafajshëm Nuhi Ukën ndërkaq Astrit Deharin e mbante si terrorist.

Postimi i plotë:

Valbona, nena e ve e nje gjimnaziste qe lengonte nga nje semundje e rende, ne pamundesi per te gjetur ndihme ne institucionet pergjegjese, e traumatizuar nga paaftesia per t’ia siguru nje dite jete me shume femiut, per fat, rastise ne aktivistin Astrit Dehari. I kerkon ndihmen qe nuk ia kishte ofru askush deri ate dite. Me pare e kishin refuzuar edhe zyrtaret e Ministrise, edhe farmacistet privat, edhe ata qe I konsideronte miq. Astriti, altruist e vullnetmire, nuk e deboi. I tha do t’perpiqem! E telefonoi secilin njeri qe e konsideronte mik, qe t’i kerkonte ndihme per vajzen. Ne fund e gjeti Visarin, farmacistin, qe ia siguroi terapine e shtrenjte. Punoi per dite te tera qe t’ia mbuloje shpenzimet farmacistit, me nje ndjenje te sinqerte falenderimi! Vajza e Valbones sot eshte gjalle e shendosh fale angazhimit te Astritit!

Sot, shteti jone e ka shpalle te pafajshem Nuhi Uken, qe dyshohej per demtim te prones publike ne vlere prej 60 milione Euro, ndersa Astrit Deharin e mbane te burgosur si terrorist.

Vleresojeni vete se kush eshte terrorist, Astriti apo shteti qe liroi sot Nuhi Uken e gati sa nuk ia pamundesoi jeten nje vajze te re, qe jetonte me ndihme sociale!

 

Shpërndaje në: