Hoxha: Për keqardhje që s’kemi një plan kombëtar për tejkalimin e pandemisë

Hoxha: Për keqardhje që s’kemi një plan kombëtar për tejkalimin e pandemisë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se ndjen keqardhje që Kosova nuk ka një plan për tejkalimin e situatës me koronavirusin.

“300 jetë të humbura nga COVID 19 e sa të tjerë të hospitalizuar duke luftuar për ta tejkaluar… Mjekë e infermier që nuk ndaluan e pushuan që nga Marsi, të rënduar nga lodhja, presioni, humbja e kolegëve dhe pamundësia t’i trajtojnë e të arrijnë tek të gjithë…”, ka shkruar Hoxha.

“Personalisht ndjejëkeqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë!”, ka perfunduar ajo.

Shpërndaje në: