Hoxha për operacionin në Veri: Kurti po e zbaton marrëveshjen që e quajti “të dëmshme”

Hoxha për operacionin në Veri: Kurti po e zbaton marrëveshjen që e quajti “të dëmshme”

Qeveria Kurti II ka vendosur të çojë në pikat kufitare 1 dhe 31, Jarinjë dhe Bërnjakë, Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ROSU. Por, kjo del të jetë bërë në zbatim të një marrëveshjeje që Vetëvendosje e kishte kundërshtuar ashpër e me fanatizëm.

Kështu thotë njohësi i çështjeve politike, Fadil Hoxha, i cili konsideron që operacioni për targa në veri të vendit është zbatim i një marrëveshjeje që ishte konsideruar e dëmshme nga Kurti me militantë.

“Sipas marrëveshjes për lëvizje të lirë të vitit 2011, pika 9, palët (Kosova dhe Serbia) mund përdorin tabela të përkohshme për makina.” – shkruan z. Hoxha, përcjell Periskopi.

Kurti kishte premtuar vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, por një gjë e tillë tash e gati shtatë muaj qeverisje nuk po ndodh.

Më poshtë keni edhe pikën 9 të Marrëveshjes:

Shpërndaje në: