Hoxha shan Halil Matoshin: “E ka për destinim botën serbe, thotë që Kosova është pronë e tij”

Hoxha shan Halil Matoshin: “E ka për destinim botën serbe, thotë që Kosova është pronë e tij”

Zyrtari i lartë i VV-së, Elvis Hoxha, ka sulmuar analistin dhe gazetarin e njohur kosovar Halil Matoshin.

“Halil Matoshi po deklaron se Kosova është pronë e tij,” – nis shkrimin z. Hoxha duke keqinformuar lexuesit, meqë Matoshi nuk ka thënë asnjëherë diçka të tillë.

Më pas, Hoxha ka sulmuar Matoshin edhe për teorinë e tij se Kosova është komb më vete, përcjell Periskopi.

“Kushdo që thërret për një Kosovë të pavarur nga shqiptaria, e ka qartë në mendje se destini i Kosovës është bota serbe.” – ka thënë Hoxha, duke iu referuar gazetarit kosovar me përvojë.

Statusi i plotë:

Halil Matoshi po deklaron se Kosova është pronë e tij. Pra, nëse dikush e sheh arrogancën e Lëvizjes Vetëvendosje, besoj se duhet ta ndjejë arrogancën e vërtetë që qarkullon në Kosovë, me pronarët e Kosovës. Janë këta që e shesin për pushtet e që ia blejnë arin 3 euro metri.

Nëse dikush mendon se nuk ka pse merremi me Halilin, le të kuptojë se Halili flet nëpër studiot televizive të Kosovës me orë e ditë. Pra, Halili dhe arroganca e pushtetit e ka përvetësuar tashmë valën publike të Kosovës. Së dyti, votuesi duhet të kuptojë se duke votuar kundër Lëvizjes, ka votuar për t’i hapur Halil Matoshit të drejtën e kombit dhe jo shtetit të Kosovën. Një komb kosovar shumë shpejt mposhtet në të drejtën e kombeve.

Kushdo që thërret për një Kosovë të pavarur nga shqiptaria, e ka qartë në mendje se destini i Kosovës është bota serbe. Pra, kur të votoni herë tjetër për komunën, mendoni se po votoni për Republikën.

Shpërndaje në: