Hoxha shqiptar: Burrat janë në rrezik, gratë nuk të lënë rehat o vëlla – janë bërë shumë (Video)

Hoxha shqiptar: Burrat janë në rrezik, gratë nuk të lënë rehat o vëlla – janë bërë shumë (Video)

Një hoxhë shqiptar po bën bujë në mediat sociale me mesazhet e tij dhënë grave.

Duket se hoxha në fjalë e ka ndjerë trysninë e madhe nga lëvizjet progresive feministe për respektimin e të drejtave të grave – aq sa ka bërë një mesazh në të kundërt të tyre.

Në vend se të apelojë burrat për respektim më të madh të grave në një valë të shtuar të dhunës në familje, hoxha apelon gratë që të respektojnë burrat dhe madje duke ofruar të dhëna të paqëndrueshme.

Ndër fjalitë e tij, hoxha dëgjohet duket thënë se në botë janë 7,8 miliardë banorë – prej të cilëve vetëm 2,2 miliardë burra, dhe 5,6 miliardë  gra, përcjell Periskopi.

Kjo natyrisht se nuk qëndron nëse shohim të dhënat demografike të botës. Shumë prej vendeve me numrin më të madh të banorëve, në fakt, kanë numër më të madh burrash se sa grash – duke marrë parasysh edhe fenomenin skëterrë negativ “feminicidin”, ose mbytjen e foshnjeve për shkak të seksit të tyre.

“Ta marrin burrin prej shtrati – nuk është e rastit. Edhe kuptojeni që meshkujt janë në rrezik – janë të sulmuar, janë të atakuar – nuk ka lidhje se a je i ndershëm, s’ka dyshim se ti je fetar, i ndershëm, i moralshëm, familjar, e don gruan, e respekton, e nderon e mëshiron, – nuk të lënë rehat vëlla i mirë.” – thotë hoxha në videon e mëposhtme.

Më poshtë e keni të transkriptuar gjithë atë që thotë hoxha në  videon e mëposhtme:

“Ju apeloj: këqyrni burrat, respektojini, nderojini, afrojini – mbani afër. Bëni çmos, se bota sot i ka 7,8 miliardë njerëz, prej tyre 2,2 miliardë janë meshkuj, 5,6 miliardë janë femra. Prej meshkujve, 200 milionë janë në burgje – që të kuptoni se vetëm 2 miliardë meshkuj janë mbi tokë përballë 5 miliardë e 600 milionë femrave. Ta marrin burrin prej shtrati – nuk është e rastit. Edhe kuptojeni që meshkujt janë në rrezik – janë të sulmuar, janë të atakuar – nuk ka lidhje se a je i ndershëm, s’ka dyshim se ti je fetar, i ndershëm, i moralshëm, familjar, e don gruan, e respekton, e nderon e mëshiron, – nuk të lënë rehat vëlla i mirë. Hapni sytë. Ky moralitet është përhap në botë. “

Shpërndaje në: