Hoxha: U arrestua edhe djali i një polici dhe i është konfiskuar një armë zyrtare e Policisë së Kosovës

Hoxha: U arrestua edhe djali i një polici dhe i është konfiskuar një armë zyrtare e Policisë së Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka njoftuar se sot e kanë arrestuar edhe djalin e një zyrati policior, i cili dyshohet në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, shkruan Periskopi.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një policit tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje.

Është sekuestruar arma e tij zyrtare, është armë zyrtare e  Policisë, e një polici i cili punon në drejtimin e Policisë së kufirit dhe mbetet me u verifiku rastëssiht nëse është përdor në këtë rast apo ne raste tjera”, tha Hoxha.

Shpërndaje në: