Hoxha: Vetëvendosje është duke e kapur Universitetin e Prishtinës

Hoxha: Vetëvendosje është duke e kapur Universitetin e Prishtinës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, të enjten se “Lëvizja Vetëvendosje është duke e kapur Universitetin e Prishtinës”.

Hoxha ka kritikuar votimin për Këshillin Drejtues në Universitetin e Prishtinës, ku sipas saj “LVV-ja ka gisht”.

“Ju keni shkelur mbi parullat e huaja për Universitet cilësorë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, LVV-ja është duke fyer shumë profesorë në Universitet, duke mbështetur në Këshillin drejtues “njerëz jokompetentë”.

Po ashtu ajo e ka kritikuar edhe mungesën e grave në këtë këshill.

Shpërndaje në: