Hoxha: Vetëvendosje po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për shkak se kanë rënie të votuesve

Periskopi.com Lajme

Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol, po thotë se nuk garanton shtyrja e zgjedhjeve të përmisohet gjendja me pandeminë.

“Nëse shtyhen zgjedhjet për një muaj ose dy, gjendja me pandeminë nuk garanton që do të përmisohet”.

“Unë mendoj se është e domosdoshme me e zhvendos fushatën online, kemi mediat sociale, platformat digjitale të cilat mund t’i përdorin partitë politike”.

Hoxha pohoi në “Info Magazine”, se KQZ-ja duhet të sheh mundësi të tjera për organizimin e zgjedhjeve në hapësira të hapura.

“Në kushtet aktuale në hapësirat e mbyllura, nuk lejohen të ketë fare qytetarë, të shikohen tjera opsione në ambiente të hapura, respektimi i masave të jetë e domosdoshme, maskat”, theksoi Hoxha.

“Nuk e dim si do të jetë gjendja me pandeminë nëse shtyhen me 17 nëntor, do të jetë rrezik me pasë numra akoma edhe më keq”.

Ai shtoi se duhet të shohim edhe mënyrën e votimit, deri tash kemi pasë shkollat si pika të votimit, tash edhe me masat që kemi të mos ketë fare njerëz në hapësirat e mbyllura, duhet të shohim mundësi të tjera në ambiente të hapura, si në sheshe.

Tutje Hoxha ka potencuar se nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka një argument të fortë për shtyrjen e zgjedhjeve, por që pse është duke kërkuar ai, është për shkak se ka një rënie të tyre në kohët e fundit.

“Po mendoj që janë arsyet e ndryshme, vet fakti që nuk ka një argument të fortë nga nënkryetari, se cila është arsyeja kryesore e shtyrjes së zgjedhjeve, nuk ka rrjedhë logjike që na garanton se shtyrja e zgjedhjeve do të na sillte në një situatë më të lakmueshme, tregon një tendencë të një subjekti specifik në këtë rast të lëvizjes Vetëvendosje që me ndreq terrenin se cila do të ishte koha më e përshtatshme”.

“Është pikërisht elektorati apo të një trendi të rënies së lëvizjes Vetëvendosje  në publik, në kohën e fundit kemi parë një sulm pak më të madh për shkak të menaxhimit të pandemisë të ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia që është edhe kandidat për komunën e Prishtinës, kjo pakënaqësi e qytetareve do të kishte ndikim direkt në votimin në këto komunat specifike”, tha Hoxha.